TV OPOJA
Kosova

Një punëtor bie nga ballkoni i një ndërtese në Prizren

Dje në Prizren, një punëtor ka rënë nga ballkoni i parë i një ndërtese ku po punonte. Policia, në raportin 24 orësh e ka cilësuar si “Dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse”.

Lëndimet e punëtorëve në vendin e punës tashmë janë bërë shumë aktuale, për çka edhe ka kritika të shumta edhe nga shoqëria civile e disa parti politike, se siguria në punë duhet të rritet.
Nuk raportohet më saktë vendi ku ka ndodhur kjo ngjarje, por vetëm se pas lëndimit punëtori ka marrë tretman mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në katin e parë të një ndërtese në ndërtim e sipër, nga pakujdesia ka rënë nga ballkoni i ndërtesës, me ç‘rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Lajme të përafërta

Mullinjtë e harruar të Dragashit

TV OPOJA
October 27, 2018

Krerët e komunës së Dragashit nderohen në Kukës për 20 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve nga Kosova

TV OPOJA
April 16, 2019

Limaj: Prizreni u zbukurua me shtatoret e heronjve të Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit

TV OPOJA
November 25, 2018
Exit mobile version