TV OPOJA
Aktualitet

Një ditë vikendi në malet e Sharrit

Ndonëse janë disa rrugë të vogla të pashtruara që të çojnë në Dragash, ka vetëm një rrugë kryesore të asfaltuar në këtë pjesë të izoluar të Kosovës.

Qasja në këtë rrugë kryesore realizohet përmes rrugës nga Prizreni për në Kukës, Shqipëri. Kjo është rruga që mund të përdoret nëse jeni duke ardhur nga Shqipëria në jug, nga Prishtina në veri, nga Prizreni, që është dhe destinacioni më i afërt turistik nga Dragashi, nga Brezovica në perëndim përmes luginës së mrekullueshme të Zhupës, ose edhe nga Peja në lindje. Pavarësisht nga vini, qasja juaj kryesore do të jetë te kthesa për në fshatin Zhur.

Nuk ka qarkullim të trenit në këtë pjesë të Kosovës dhe stacioni më i afërt i autobusëve është në Prizren.

Nga aty mund ta shfrytëzoni linjën ditore të autobusit që qarkullon një herë në ditë për në Dragash ose mundësinë më të kushtueshme por edhe më fleksibile të udhëtimit me taksi apo minibus. Kohëzgjatja e udhëtimit nga Prizreni në Dragash është rreth 40 minuta.


Asgjë nuk ju ndihmon ta kuptoni më mirë zonën dhe rajonin se sa ushqimet dhe pijet tradicionale dhe pirja sikur banorët lokal. Disa gjellëra apo produkte të shijshme që mund t’i gjeni në restorante janë:

Djathi i Sharrit – të cilin shumë njerëz e konsiderojnë si më të shijshmin në Kosovë. Ky djath karakteristik është shumë i kripur për të ndihmuar ruajtjen e tij dhe mund të gjendet në Dragash dhe rajonet e Sharrit.

Byrek – mish, djathë, ose perime brenda kulaçit/brumit të pjekur

Bozë – pije tradicionale nga gruri i fermentuar.

Qebapa – salsiçe të vogla zakonisht të pjekura në skarë të hapur, të shërbyera me speca të pjekura, bukë në formë të kulaçeve dhe sallatë lakre anash.

Gjyveç – gatesë nga perimet

Kos – jogurt i dendur

Ajvar – speca të kuq të bluara të bërë si sos.

Flija – zakonisht përgatitet jashtë në prush, në një tepsi të madh e të rrumbullakët. Kjo “petull” e madhe me shtresa nga brumi i rrahur përgatitet shtresë pas shtrese. Kur të jetë pjekur njëra shtresë e vendosur, atëherë vendoset një shtresë tjetër nga mielli, uji, dhe vaji. Zakonisht konsumohet me kos, xhem apo ndonjëherë edhe me speca.

Ushqim tradicional nga rajoni i Gorës:

Sarma – Mish i bluar me oriz i mbështjell në gjethe lakre.

Supë tradicionale e dasmave – e përgatitur me mish dhe tru lope (po, është shumë e shijshme!)

Pite speciale të mbushura me djathë, mish, lakra, etj: Pite boshe.

Lajme të përafërta

Askush nuk meriton të jetë viktimë e dhunës në familje! Mesazh ndërgjegjësues

TV OPOJA
November 25, 2020

Vende të lira pune në Dragash – Prizren!

Redaksia
August 29, 2023

Mbahët Olimpiada Matematikore në komunën e Dragashit (Video,Foto)

TV OPOJA
January 25, 2020
Exit mobile version