TV OPOJA
Aktuale

Njazi Thaçi drejtor i ri i KEK-ut

Korporata Energjetik e Kosovës (KEK), ka drejtor të ri. Ai është Njazi Thaçi. Kështu bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate për media dërguar nga kjo Korporatë.
“Duke respektuar në përpikëri Ligji e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.
Sipas komunikatës komisioni i rekrutimit, i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidat, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit.
“I gjitha procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit Shoqërisë Civile, BIRNI”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Faruk Hajrizi, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Lajme të përafërta

Rruga Prizren-Dragash-Tetovë, Maqedonia e Veriut një hap para Kosovës

TV OPOJA
January 17, 2020

Për çështje nacionale mos kërkoni përfitime politike!

TV OPOJA
September 7, 2018

Dha para për të shkuar ilegalisht në Austri, kapet pa e kaluar kufirin nga Policia e Kosovës

TV OPOJA
November 24, 2021
Exit mobile version