TV OPOJA
Kosova

Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovë

Nga sot do të nis mësimi për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë me prezenc fizike, ndërsa komunat do të vlerësojnë se si do të vazhdojë procesi mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Task Forcat në nivel komune do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike me pandeminë në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK, të dezinfektojnë hapësirat e shkollave”, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit.

Nga Ministria thonë se përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja.

Po ashtu, MAShTI ka bërë të ditur se në bashkëpunim me UNICEF, tashmë ka ofruar për të gjitha shkollat mundësinë e qasjes në platformën mësimore https://shkollat.org/, të bazuar në teknologjinë e Microsoft, ku, përveç sistemit për menaxhimin e mësimit në distancë janë publikuar edhe video-mësimet sipas programit mësimor të klasave 1-9. Megjithatë, shkollat janë të lira të shfrytëzojnë edhe platforma dhe aplikacione të tjera.

Ministria e Arsimit fton të gjithë akterët e përfshirë në shkollë që të respektojnë masat mbrojtëse të përcaktuara nga IKShPK, në mënyrë që ta ruhet shëndeti publik dhe të ketë mbarëvajtje të procesit mësimor.

Lajme të përafërta

Gjykata e Apelit merr vendim për rastin ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

TV OPOJA
December 24, 2021

Krerët e komunës së Dragashit nderohen në Kukës për 20 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve nga Kosova

TV OPOJA
April 16, 2019

Afër njëmijë gjoba për 24 orë në Kosovë

TV OPOJA
December 13, 2018
Exit mobile version