TV OPOJA
Aktuale

Ngritja e çmimit të naftës, diskutohet mbyllja e pompave të derivateve

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës është mbledhur një ditë pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për nxjerrjen e një vendimi të ri që rregullon çmimet e derivateve në vend.

Ndërhyrja e qeverisë në tregun e derivateve ka nxitur naftëtarët të diskutojnë ndërmarrjen e masave ekstreme, përfshirë mundësinë e mbylljes së pikave të derivateve në të gjithë Kosovën.

Në një deklarim për Nacionale të enjten, kreu i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani tha se masa e mbylljes së pompave të derivateve do të vendoset nga përfaqësuesit e shoqatës në mbledhjen e sotme.

“Mbyllja e pompave nuk varet nga unë. Në 09:30 do të flasim. Varet nga të gjithë. Unë i udhëheqi politikat e shoqatës së naftëtarëve. Vendimin do ta marrin të gjitha kompanitë që do të jenë të pranishme. Sot do të vendosin çka do të bëjnë e si do të sillen. Por, unë mendoj që kryeministri Kurti nuk e merr një vendim që dëmton biznesin. Jam i bindur”, tha Berjani.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dje ka thënë se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të “mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit”.

Portali Buletini Ekonomik, bazuar në një draft të këtij vendimi, ka raportuar se ai parasheh kufizime në fitimet e naftëtarëve.

Së paku 2 deri 3 centë do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë do të jetë fitimi për litër për shitësit me pakicë.

Ndërsa 10 centë për litër do të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese. /Paparaci.com

Lajme të përafërta

Gjahtarët nga Shqipëria futën ilegalishtë në Kosovë dhe vrasin kafshët në Restelicë të Dragashit

TV OPOJA
April 2, 2020

Një muaj paraburgim për dy zyrtarët ligjor të Komunës së Prizrenit

TV OPOJA
January 17, 2020

How I Traveled The World With Only $100

TV OPOJA
January 31, 2017
Exit mobile version