Sot në Dragash u mbajt për herë të dytë Panairi i Produkteve Lokale të organizuar nga Shoqata e Afaristëve Sharri në bashkëpunim me Komunën e Dragashit.
Në këtë panair morën pjesë gjithsej gjashtëdhjetë kompani vendore me produkte vendore nga komuna e Dragashit.
Përveç qytetarëve të shumtë në këtë panair të pranishëm ishin, Kryetari i Komunës së Dragashit, Dr Bexhet Xheladini, ministrja Rozeta Hajdari nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Konzulli i Turqisë në Prizren Celal Dogan, Komandanti i këshillit turk në Kosovë Recai Yilmaz, Kryetari i Odës Ekonomik Regjionale në Prizren z.Refki Hoxha, Administratori i grupit “Besa Besë” Smajl Balaj, si dhe shumë personalitete të tjera të shquara.
Qëllimi i panairit ishte promovimi i produkteve vendore nga kompanitë që operojnë në territorin e Komunës së Dragashit.
Ushqimet tradicionale të komunës së Dragashit si Petullat, Flija, Qeshkeku dhe Qebapat ishin në fokus të veçantë tek vizitorët e këtij panairi.
Shoqatat e Afaristëve Sharri nepermjet këtij artikulli dëshiron të i falënderoj të gjithë vizitorët e pranishëm në këtë panair dhe veçanërisht Qeverinë e Kosovës dhe Komunën e Dragashit për mbështetjen financiare që ky panair të jetë sa më i bujshme në promovim të produkteve vendore lokale të Dragashit.
©TVOPOJA