TV OPOJA
Aktualitet

Nga Guri i Zi në Opojë deri në Liqenin e Karanikollës: Osman Uka lahet në liqenin e ngrirë (Video)

E ka mbajtur premtimin.

Ai i sfidoi të gjithë me të ftohtin e bjeshkëve, duke u larë
në liqenin e ngrirë.

Ky ishte premtimi që ua pat dhënë shokëve.

Nënkryetari i Shoqatës së Bjeshkatarëve “Sharri”, Osman Uka, çdo herë ka treguar pasionin e tij për malet dhe për borën, por këtë herë ka treguar që mund të futet edhe në ujë me akull.

“Unë e plotësova një premtim. U lava në liqenin e ngrirë të Karanikollës”, shkruan ai në Facebook, raporton TV Prizreni.

“Ndjenja nuk përshkruhet, prandaj duhet ta provoni”.

Uka tregon shëtitjen që bashkë me shokët ka realizuar gjatë ditës.

“U nisëm nga Gurri i Zi në Opojë.

Destinacini i parë ishte maja Skarpa, pastaj vazhduam për majen e Liqenit ( Gurri i Sheremeticës) dhe vazhduam kurrizit deri tek maja Brinja e Shehit,duke dalë në qafen e Sheremeticës dhe drejt në Liqenin e Karanikollës ( L Xholi i Madhë).

Aty e realizova premtimin, u lava në liqenin e ngrirë, vetëm një gropë ishte pa akull”, shkruan ai.

Lajme të përafërta

Dragash: I riu zihet në flagrancë nga policia me substanca narkotike

TV OPOJA
February 28, 2020

Asambleisti drejtuar kryetarit: Investimet këtë vitë të fokusohen nëpër shkolla!

TV OPOJA
January 30, 2020

Drejtori i Arsimit takoj anëtarët e panelit vlerësues për vlerësimin e nxënësve

TV OPOJA
April 5, 2019
Exit mobile version