TV OPOJA
Kosova

Nexhmedin Krasniqi zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren

Në një njoftim të derguar për media Universiteti Ukshin Hoti në Prizren ka treguarse z. Nexhmedin Krasniqi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit njofton televizioni Opoja.

Ky është njoftimi i tyre

Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren të premten mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi Kryesuesi i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja. Bazuar në dispozitat e Statutit të Universitetit, përmes Konkursit publik, sipas raportit të komisionit profesional dhe me propozim të Rektorit Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, Këshilli Drejtues zgjodhi unanimisht për Sekretar të Përgjithshëm të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren z. Nexhmedin Krasniqin. Sekretari i Përgjithshëm është zyrtari kryesor administrativ i Universitetit dhe udhëheqës i Administratës Qendrore të Universitetit. Më herët z. Krasniqi ka punuar si zyrtar në Këshillin Drejtues të Universitetit, ka qenë sekretar i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe njëkohësisht ka qenë edhe përfaqësues i administratës në Senatin e Universitetit. Ndërsa, së fundmi z. Krasniqi ka ushtruar edhe detyrën e sekretarit të përgjithshëm.

Lajme të përafërta

Aktakuzë për Vrasje të Rëndë në rastin e kazinos në Suharekë

TV OPOJA
June 5, 2019

Prizren, 28 shtëpi për familjet skamnore më 28 Nëntor

TV OPOJA
November 25, 2018

Studentët nga Universiteti “Ukshin Hoti” vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

TV OPOJA
June 6, 2019
Exit mobile version