TV OPOJA
Kosova

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Kosovës

Gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat do të nis nesër sipas planifikimeve. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

E pyetur se shkaku i gjendjes me pandeminë COVID-19 a ekziston mundësia që të ketë masa shtesë për fillimin e procesit mësimor, Nagavci tha për telegrafin se kjo u takon task forcave në nivel komune që të marrin vendime.

“Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë sipas planifikimit. Pasi në fuqi janë të gjithë skenarët, përfshi ata me mundësinë për mësimin nga distanca apo me numër të kufizuar të nxënësve, do të jetë në kompetencë të Task forcave në nivel komune të marrin vendim për ndonjërin nga skenarët në rast nevoje”, u shpreh ministrja Nagavci.

Lajme të përafërta

​Krasniqi: Sistemi i drejtësisë duhet të ndryshojë që nga themelet

TV OPOJA
November 11, 2018

Kurti tregon kur do të hapet kufiri me Shqipërinë

TV OPOJA
May 26, 2020

Gazetarja Valbona Musliu reagon ndaj portaleve, kërkon mbikëqyrje nga institucionet që jane të thirrura për ta berë një gjë të tillë

TV OPOJA
April 23, 2019
Exit mobile version