TV OPOJA
Aktualitet

Nesër do të mbahen Garat Nacionale të Diturisë në Nivelin Komunal

Të dashur nxënës ju njoftojmë se nesër me datën 28.06.2019, nga ora 09:00 në SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash do të mbahen Garat Nacionale të Diturisë në Nivelin Komunal.
Në këtë garë do të marrin pjesë të gjithë nxënësit nga klasa III deri në klasën e IX-të të cilët janë shpallur fitues të nivelit shkollor për lëndët përkatëse.
Nxënësit e klasës së I-rë dhe të II-të nuk i vijojnë garat, por mbesin në nivelin e garave shkollore të Diturisë.
Nxënësit e klasës X-XII të cilët janë shpallur fitues të nivelit shkollor për lëndët përkatëse kualifikohen në nivelin Republikan pasi që nuk kanë shkollë tjetër në nivel komunal për të garuar.
Transporti për nxënësit që do të marrin pjesë në garë është i siguruar nga komuna
Për informata për orën e nisjes drejtohuni në drejtoritë e shkollave.

Me respekt
Drejtori i Arsimit në Dragash
MSc.Vloran Cenaj

Lajme të përafërta

Dragash: Arrestohen pasi kalojnë kufirin ilegalisht

TV OPOJA
November 12, 2018

Tender për pajisje sportive për shkollat ​​fillore dhe të mesme në Dragash

TV OPOJA
April 24, 2021

Mehmet Spahiu zënë vendin e Qamil Kollonit në asamblen komunale në Dragash

TV OPOJA
January 20, 2022
Exit mobile version