TV OPOJA
Aktualitet

Nënshkruhet “Memorandum Mirëkuptimi” ndërmjet UNICEF dhe komunës së Dragashit.

UNICEF-i dhe Komuna e Dragashit nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi mbi “Iniciativën e Komunës Mike ndaj Fëmijëve” si një thirrje për gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie për Fëmijët.

“Iniciativa e Komunës Mike ndaj Fëmijëve” promovon vizionin që fëmijët në komunën e Dragashit do të jenë të lumtur ndërsa luajnë, mësojnë dhe rriten në një komunitet të sigurt, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

UNICEF-i dhe Komuna e Dragashit bien dakord të përmirësojnë më tutje jetën e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të tyre përmes politikave, avokimit dhe programeve të zhvillimit të kapaciteteve për fëmijërinë e hershme, arsimin gjithëpërfshirës dhe mbrojtjen e fëmijëve, shëndetin dhe ushqimin, fuqizimin e të rinjve dhe inovacionin.

Lajme të përafërta

Komuna e Dragashit feston 11 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës (Video, Foto)

TV OPOJA
February 17, 2019

Dragash: Arrestohen pasi kalojnë kufirin ilegalisht

TV OPOJA
November 12, 2018

Rrugët e fshatit Brezne në gjendje të mjerueshme reagojnë Banorët

TV OPOJA
June 9, 2020
Exit mobile version