TV OPOJA
Arsim

Nënshkruhet marrëveshja, përfitojnë tri klasa dhe rreth 25 edukator (Video, Foto)

U nënshkrua sot marrëveshje mes Komunës së Dragashit dhe Caritasit Zviceran (CaCH) për projektin: Vendosja e Standardeve Para-shkollore të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar  Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë 

Qëllimi specifik është përmirësimi i cilësisë në APF në komunën e Dragashit përmes shërbimeve komunale të përmirësuara dhe të qëndrueshme në trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për edukatorët ekzistues para fillor në nivelin komunal dhe krijimi i një mjedisi miqësor për fëmijët në klasat para fillore.

Disa nga aktivitetet që ndërlidhen drejtpërdrejtë me klasat para-fillore

Grupet e synuara janë :

Komuna do të jetë pjesëmarrëse në projektin Shpresa përmes gatishmëris për bashkëpunim për ofrim të trajnimeve dhe/ose pajisjen e klasave

– Në rastin e pajisjeve të klasave 30% bashkëfinancim nga komuna (për një klasë vlera e paraparë për bashkëfinancim është rreth 700 – 1000 €)

– Partneritet në identifikimin e nevojave për trajnim të edukatorëve dhe pajisje të klasave në nivel  komunal

– Sigurimi i hapësirave për mbajtjen e trajnimit

Kryetari Shabani tha se ky bashkëpunim do të ndikoj në ngritje të cilësis poashtu premtoi se Komuna e Dragashit me të gjitha kapacitetet do jet në shërbim të këtij bashkpunimi.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Vazhdon bashkëpunimi ndërmjet shfmu “S.Surroi” nga Bellobradi me atë të shkollës së mesme “E.Ademi” në Bardhoc

TV OPOJA
September 17, 2019

Apel nga Këshilli i fshatit Zaplluxhë!

TV OPOJA
November 29, 2018

Bashkëpunim ndërmjet shkollës Fetah Sylejmani dhe Qazim Shehu nga Kukësi

TV OPOJA
March 27, 2019
Exit mobile version