Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, sot e ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të zgjedhur kandidatët për deputetë nga Qendra e Sharrit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 14 shkurt.
Anëtarët e Këshillit të Qendrës në një proces tranparent e demokratik, kanë votuar për të zgjedhur kandidatin për deputet.
Me shumicë votash, kandidat për deputet për në Këshillin e Përgjithshëm, është nominuar nënkryetari i Qendrës, aktivisti Uran Halimi.
Demokracia e brendshme në Lëvizje është mësim mbi transparencën që duhet të ekzistojë kudo. E, është garanci për mirëqeverisjen që po vjen.