TV OPOJA
Aktualitet

Nëndegët e VV-së në Dragash kundër koalicionit me LDK-në

Nëndegët e Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash janë deklaruar hapur kundër koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, para balotazhit në këtë komunë.

Gëzim Mustafa, aktivist i VV-së në Dragash, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se në politikë nuk ka parime, është shprehur i indinjuar me përkrahjen që VV po i jep LDK-së në Dragash, përderisa në Prizren LDK ka vendosur të qëndroj indiferente dhe të mos e përkrah kandidatin e VV-së, kryetarin aktual Mytaher Haskuka.

Ai ka aluduar se koalicioni VV – LDK në Dragash është bërë për pazare politike dhe ndarje postesh, e jo për shkak të përafrimit në programin qeverisës.

Postimi i plotë i Gëzim Mustafës:

POLITIKA S(KA) PARIME ;
LDK E PRIZRENIT KA VENDOSUR TË ÇËNDRON INDIFERENTE MOS TA PËRKRAHËN MYTAHERIN ???? RESPEKTE PËR LDK -NË E PRIZRENIT👏👏👏👏

LVV E DRAGASHIT ME ENTUZIAZËM 😎E PËRKRAH BEHXHETIN E LDK-SË PËR KRYETAR TË DRAGASHIT..
PSE PO MINOHET MYTAHERI I PRIZRENIT ??? ME ÇKA U JOSHË VETËVENDOSJA E DRAGASHIT PËR TA PËRKRAHUR LDK-NË ????
KUSH I BËNË KËTO ANALIZA DHE PSE VENDOSET KUNDËR VULLNETIT ELEKTORAL ?????
PSE KËTO IMPONIME ?
PSE NUK PO SHPALOSET PROGRAMI LDK-LVV DRAGASH ??? A THUA I KANË PËRAFRUE PROGRAMIN ÇEVERISËS ????? OSE JANË MARR VESHË PËR NDARJE TË POSTEVE – SI TË GJITH EDHE KËTA ???
ÇDO GJË QË IMPONOHET ËSHTË E GJYKUAR TË VDES PA E PA REZULTATIN FINAL

Lajme të përafërta

U mbajt kuvendi i klubit të shahut SHARRI

TV OPOJA
April 10, 2022

Kompania “Meka” ndan rrogën e 14-të, Piraj falënderon punëtorët për punën e bërë

TV OPOJA
January 14, 2022

Gjashtë kabinete të Shkencave të Natyrës për shkollat e komunës së Dragashit

TV OPOJA
December 11, 2021
Exit mobile version