TV OPOJA
Shëndetësi

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 18 pacientë me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 153 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 84 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 83 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 6 në respiratorë dhe 10 me CPAP maskë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 50 pacientë, prej tyre 25 me oksigjenoterapi, 2 në respiratorë dhe 1 me CPAP maskë.

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 46 pacientë për COVID-19. Më së shumti po trajtohen në Spitalin e Prizrenit, ku gjithsej janë duke u trajtuar 18 pacientë./kanal10.live/

Lajme të përafërta

Sigurohen doza gjaku të mjaftueshme për rastin urgjent në Spitalin e Prizrenit

TV OPOJA
November 13, 2020

IPKO – Stacionet Agrare tregojnë për kushtet e mbjelljes së grurit

TV OPOJA
November 12, 2018

Bie dukshëm numri i fëmijëve të lindur në Kosovë

TV OPOJA
October 4, 2020
Exit mobile version