TV OPOJA
Aktualitet

Në lokalet e shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash po mbahet Testi i Arritshmërisë

Sot më 31.05.2019 në lokalet e shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash po mbahet Testi i Arritshmërisë për të gjithë nxënësit e klasëve të 9-ta nga 12 shkolla të mesme të ulëta të komunës sonë.
Drejtoria e Arsimit në Dragash ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura me kohë, duke përfshirë këtu edhe njoftimin paraprak të nxënësve semimaturantë për mënyrën e testimit.
Testit po i nënshtrohen 303 nxënës të klasëve të 9-ta, ky test po administrohet nga mësimdhënës të komunës së Dragashit dhe po vëzhgohet nga një përfaqësues nga MASHT.
Drejtoria e Arsimit në Dragash të gjithë nxënësve që sot po i nënshtrohen këtij testi iu uron suksese!

Lajme të përafërta

Pas vendimit të Gjykatës Supreme vjen reagimi i PDK-së

TV OPOJA
November 25, 2021

Investimi në zhvillimin e sporteve dimërore i një rëndësie të veçantë për Dragashin!

TV OPOJA
December 6, 2018

Nuk u pëlqeu vendimi i gjykatës, sulmuan një person zyrtar në Dragash

TV OPOJA
June 16, 2020
Exit mobile version