TV OPOJA
Aktualitet

Në komunën e Dragashit ka filluar të bëhet qethja e dhenve.

Në sezonin pranveror fillon të bëhet edhe qethja e dhenve për të i pregaditë ato për në bjeshkë thotë njëri nga Blegotret e komunës së Dragashit për televizionin Opoja.

Tradita e qethjes së dhenve në trevën e Opojës nuk ka humbur traditen dhe vlerën e saj edhe në ketë kohën.
Barinjët në kohën e qethjes së dhenve thërrasin miqë, shokë e dashamirë për të marrë pjesë në këtë manifestim i cili tregon edhe largimin e sezonit të dimërit.

Kuptohët se qethja e dhenve është jo vetëm një mënyre fitimi për blegtorët, por edhe e nevojshme për dhentë të cilat në periudhen e verës nuk kane nevojë për gjithë atë mbulesë të trashë leshi.
Por në disa zona qethja e dhenve është më shumë sesa një prej detyrave verore te blegtorit, qethja e dhenve mund të kthehet dhe në një art me vete ku blegtorë nga zona të ndryshme krahas qethjeve klasike kryejnë tek dhente e tyre qethje me forma dhe modele të ndryshme traditë e hershme në disa zona shqiptare.

Blegtorët e komunë së Dragashit ndër të tjerash thonë se që dy vite leshin e dhenve nuk kan mundesi ku të dergojnë dhe kështu janë të detyruar të përpunojn vetë atë.

Lajme të përafërta

Samidin Dauti – Pushtet “Axhamish”

TV OPOJA
January 4, 2019

Dega e LDK-së në Dragash falënderon qytetarët për besimin e dhënë

TV OPOJA
December 18, 2021

Tender për pajisje sportive për shkollat ​​fillore dhe të mesme në Dragash

TV OPOJA
April 24, 2021
Exit mobile version