TV OPOJA
Aktualitet

Në dy shkolla të Dragashit ligjërohet për tema sociale nga Policia e Kosovës

Bazuar në projektin “Parandalimi i ngacmimeve seksuale “, drejtoria rajonale e policisë në Prizren, policia në Prizren dhe Dragash , në bashkëpunim me koordinatoren e dhunës në familje ne kuadër te DRP Prizren, zyrtarët ne komunitet dhe drejtoritë e Arsimit, ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e klasave të VII, VIII dhe IX- ne Shkollat fillore:,,Haziz Tola”,ne Prizren, “Dy Dëshmorët “në fshatin Piranë Prizren, “Ibrahim Fehmiu” në Arbanë –Prizren, “Emin Duraku dhe “Hysen Rexhepi” Prizren.

Ne Shkollat fillore,,28 Nëntori” në fshatin Brodosanë Dragash dhe ‘Sezai Surroi’ në fshatin Bellobrad Dragash.

Ligjëratat janë ndarë në një orë mësimore, duke i njohur nxënësit me format e ngacmimeve seksuale ne shkolla. Ky projekt ka për qëllim sensibilizimin e nxënëseve me format e ngacmimeve, raportimin e tyre dhe pasojat që mund ti kenë. Pasojat e ngacmimeve seksuale sigurisht se ndikojnë në aspektin negativ tek nxënësit duke pasur parasysh shëndetin mendor po ashtu nxënësit mund të kenë pasoja shoqërore.

Me ligjërata të tilla policia rajonale në Prizren, duke bashkëpunuar më drejtoritë e Arsimit do të vazhdojë edhe në shkolla tjera ne rajonin e Prizrenit. Ne këto ligjërata kane marre pjesë një numër i madhe i nxënësve të cilët kanë shfaqur interesim të njihen me temën.

Lajme të përafërta

Mbahën garat e fizikanëve të rinj në Dragash (Video, Foto)

TV OPOJA
January 18, 2020

Kryetari Shabani zotohet për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Blaç

TV OPOJA
September 12, 2018

Qyteza e Dragashit eshtë stolisur me Kontinjera për mbeturina!

TV OPOJA
March 12, 2020
Exit mobile version