TV OPOJA
Shoqata

NË DRAGASH, U ORGANIZUA PANAIRI ” PROMOVIMI I BIO PRODUKTEVE TË SHARRIT”

Në Dragash, për nder të Ditës Botërore të Ushqimit, është organizuar panairi ” Promovimi i bio produkteve të Sharrit”, nga OJQ ” Ambienti”.

Menaxheri i OJQ ” Ambienti”, Reshat Reshiti, tha se qëllimi i organizimit të panairit me fermerë lokal të Dragashit, ka për synim promovimin e produkteve të qumështit, mishit dhe të tjera, dhe se kjo komunë të jetë ekologjike për cilësitë e produkteve tradicionale që posedon.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe drejtori për Kulturë, Rini e Sport në Dragash, Lirim Hajredini, i cili e vlerësoi të rëndësishme këtë ngjarje që sipas tij i ka munguar kësaj komune, duke ofruar mundësi për prezantimin e produkteve të fermerëve lokal.

Pronari i Qumështores ” Sharri”, Alemi Hajredini, gjithashtu e vlerësoi të rëndësishëm organizimin e këtij panairi në promovimin e produkteve cilësore të këtyre fermerëve, të cilët presin më shumë mbështetje nga institucionet qeveritare për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Sipas organizatorëve, ky panair pritet që në të ardhmen të jetë tradicional, dhe se në kushte më të favorshme me largimin e pandemisë, numri i fermerëve pjesëmarrës të jetë edhe më i madh.

Lajme të përafërta

Këto janë OJQ-të që kanë fituar subvencione nga Komuna e Dragashit (Dokument)

TV OPOJA
June 21, 2022

Bexhet Xheladini pret në takim humanistin Halil Kastrati, premtojn bashkëpunim

TV OPOJA
June 29, 2022

Apel për ndihmë nga Shoqata humanitare “Opoja” për ndërtimin e shtëpisë së Mujdin Iljazit

TV OPOJA
May 3, 2020
Exit mobile version