TV OPOJA
Kronika

Në Dragash u manifestua dita e çlirimit (Video, Foto)

Në kuadër të manifestimit të 15 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës, në sallën e kuvendit komunal u organizua akademi solemne, pjes e së cilës ishin asambleist e drejtor nga komuna e Dragashit, përfaqësues nga OVL e UÇK-së e familjar të dëshmorëve, përfaqësues nga Bashkësia Islame e nga Policia e poashtu edhe qytetar nga Komuna e Dragashit.

Kjo akademi filloi me himnin kombëtar e shtetëror dhe një minut heshtje në nderim të dëshmorëve, në një fjal rasti kryetari I komunës dhe kryesuesja e kuvendit shprehën respekte dhe falënderime për të gjith ata që sakrifikuan për lirin e vendit, njëherit uruan për ditën e çlirimit të komunës.

I pranishëm në këtë akademi ishte edhe z. Behxhet Binaku, kryetar i Degës së Handikos në Drenas me stafin e tij, i cili e nderoi me mirënjohje kryetarin e komunës z.Bexhet Xheladini.

Pas akademis u vazhdua me homazhe në shtatoren e Adem Jasharit, varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe, e u vëndosen kurora e lule, pas homazheve manifestimi vazhdoi me program të pasur kulturor e artistik i pergaditur nga SHKA “Bresana” së bashku me këngetar të respektuar nga treva jonë e më gjërë.

Pjesë e agjendës për manifestimin e ditës së çlirimit ishte turneu i shahut, ndërsa në ditët në vijim do të organizohet gara me kuaj dhe takimi i motoçiklistëve.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Me garat tradicionale përfunduan aktivitetët kushtuar ditës së çlirimit të komunës (Video , Foto)

TV OPOJA
June 16, 2019

Organizohët festivali i parë mbarkombëtar në Dragash, Opoja Vallëzon (Njoftim, Info)

TV OPOJA
July 19, 2019

Komuna e Dragashit feston 11 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës (Video, Foto)

TV OPOJA
February 17, 2019
Exit mobile version