Në diten e pare të muajit të bekuar të Ramazanit koordinatori i Sh.H.B. “Bereqeti” -dega në Dragash ka filluar shpërndarja e pakove ushqimore nga projekti “Sofra e Ramazanit 2021”.
Me një perktahje te gjere te njerëzve të vullnetit te mire për donacionet e tyre dhe afaristeve nga djersa e tyre edhe sot me datë 13.04.2021 pranuam nga Miradin Qafleshi 100 kavanoza reqel aronie për këtë qëllim.
Kurse afaristët dhe donatoret nga fshatrat Brodosanë e Kuklibeg kanë tubuar deri me tani 111 pako.
Vlen të përmendim dhe t’ju shprehim mirënjohje për angazhim të gjithë imameve si në tubimin e mjeteve ashtu edhe në shpërndarjën për nevojtarët nga xhematëlitë e tyre.
Allahu Fuqiplotë ia pranoftë bëmirsëve veprat e mira dhe ua shtoftë begatitë e Tija.