Sot me rastin e ditës së rinisë, drejtoria për kulturë, rini dhe sport në bashkëpunim me qendrën rinore Avoko kanë organizuar aktivitete të ndryshme për shënimin e kësaj dite.
Aktivitetet e sotme filluan në ambientet e Avoko-së ku bashkë me të rinjtë u diskutua rreth rëndësisë se ambientit ne shoqëri dhe gjithandej poashtu nevojat dhe kërkesat e tyre, të pranishëm në këtë takim ishin drejtoresha e DKRS znj.Liridona Misini Piraj si dhe zyrtarja nga drejtoria e arsimit znj. Kaltrina Krasniqi.
Pas këtij takimi, në kuadër të ditës së pastrimit të ambientit, u organizua edhe pastrami i mbeturinave në qendrën e komunës së Dragashit me simbolik për vetëdijesimin e qytetarëve për mos hedhjen e mbeturinave, dhe për një gjë të tillë kanë apeluar kryetari i komunës dhe drejtoresha.
Për të shënuar ditën pa makina, të rinjtë kanë marshuar me biçikleta në qendër të komunës së Dragashit deri në stadiumin e qytetit.
©TVOPOJA