TV OPOJA
Aktualitet

Në Dragash arrestohen dy persona për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

Dragash – Të enjten janë arrestuar dy persona në Komunën e Dragashit, të dyshuar për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore në kohë të pandemisë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj ka thënë se të arrestuarit, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Këtë javë në Dragash kemi vetëm dy të arrestuar për mosrespektim të dispozitave shëndetësore. Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt nga ana e prokurorit”, ka thënë Osmanollaj. /BetimipërDrejtësi

Lajme të përafërta

Rrëzohet një shtyllë elektrike banorët apelojnë për Kujdes!

TV OPOJA
October 5, 2020

Kryetari dhe drejtoresha e DKRS-së pjes në takimin e Lidhjës Rajonale të Futbollit në Prizren

TV OPOJA
December 18, 2022

I anulohën dy gola, barazon KF OPOJA (Foto)

TV OPOJA
March 24, 2019
Exit mobile version