TV OPOJA
Kulturë & Art

Në Bresanë manifestim për nder të natës së Mevludit (Foto)

Në xhamin Mehmet Kuklibeu në Bresanë u mbajt manifestim që organizohët me rastin e ditës se Mevludit ose ndryshe përkujtimi i lindjës së Muhamedit a.s..

Nxënësit e mejtepit të kësaj xhamie në krye me hoxhën Xhevat Fetahu kishin përgaditur program për nder të natës së Mevludit, ky program u mbajt pas namazit të ikindisë ku u këndua Kur’an, Ihali e poezi para xhematit.

“Natyrisht është një ndjenjë e mirë që sot miliarda Musliman nepër botë e përkujtojnë ditën e lindjes së profetit të fundit Muhamedit a.s., krijesës me të dashur të Zotit, njeriut më të mirë në siperfaqën e tokës. Misioni i tij, puna e tij, veprat e tija janë model dhe do të jenë deri në ditën e kijametit.

Nepermjet këndimit të mevludit dhe ilahive edhe ne mundohemi të përkujtojm Pejgamberin a.s. e duke e përkujtue Muhamedin a.s. ne e përmirësojm sjelljen tonë, e përmirësojm edukaten tonë, bëhemi shoqeri e vlefshme e e arsimuar e bejmë punë të mira duke e jetësuar porosin e Pejgamberit a.s.” u shpreh Xhevat Fetahu në fillim të këtij manifestimi.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Dita e Çlirimit të Dragashit pa aktivitete kulturore e sportive këtë vitë, të hënën Akademia Solemne

TV OPOJA
June 12, 2020

Shënohet Epopeja e UÇK-së në Dragash (Video, Foto)

TV OPOJA
March 6, 2023

Fshati Kuk, qe ruajti tiparet shqiptare

TV OPOJA
November 23, 2018
Exit mobile version