TV OPOJA
Shpallje & Njoftime

Ndihmë mjekësore për pacientët me sëmundje të rënda (Njoftim).

Shoqata humanitare “Shoqëri e Bashkuar” në Dragash në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm ka vendosur të ju dal në ndihmë mjekësore qytetarëve me sëmundje të rënda.

Të kontaktuar nga redaksia e televizionit Opoja, drejtori i shoqatës Elmaz Misini thotë se përparësi në ketë iniciativë do të kenë fëmijët por edhe të rriturit deri në moshën 40 vjeçare.

Ai tregon se sipas planifikimeve që kanë berë do të shikohet që të ju jepet përparësi pacientëve me sëmundje siç është Tumori, semundje të zemrës e shumë të tjera.

Pacientët të cilët do të merren nga Shoqata humanitare “Shoqëri e Bashkuar” do të dergohen për mjekim jashtë vendit ku për dokumentacionin përkatës do të kujdeset stafi drejtues i kesaj shoqate.

Të gjithë pacientët të cilët jan duke u përballuar me semundje të ndryshme dhe nuk kanë mundesi ekonomike për të kryer ndërhyrje të nevojshme mjekësore luten që të kontakojn me Elmaz Misinin në ketë numër të telefonit +38345662092.

Lajme të përafërta

Kërkohet një puntor në Kompaninë e pastrimit “Mjeshtri i shpisë” në Prizren

TV OPOJA
February 2, 2022

Njoftim me rendesi nga “Eko Regjioni” në Dragash

TV OPOJA
December 16, 2020

Shpallje për vende të lirë pune në Dragash

TV OPOJA
October 16, 2020
Exit mobile version