TV OPOJA
Kosova

Ndihmë juridike falas në tërë territorin e Republikës së Kosovës

Me qëllim të garantimit të qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetje të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman, ka lansuar ‘aplikacionin online’ për aplikim për ndihmë juridike falas.

Duke klikuar në linkun në vijim, të gjithë qytetarët tani kanë mundësinë të aplikojnë online për ndihmë juridike falas, përkatësisht në komunën/rajonin prej nga vijnë.

Zhvillimi i një sistemi të ndihmës juridike efektive dhe të bazuar në të drejtat e njeriut është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, e themeluar me Ligjin Nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas, është institucion publik i pavarur, që ofron ndihmë juridike falas në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët i plotësojn kriteret e parapara me ligjin për Ndihmë Juridike Falas

Aktualisht ofrimi i ndihmës juridike falas shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, nëpërmjet 7 zyrave rajonale për ndihmë juridike falas dhe 14 zyrave mobile për ndihmë juridike falas.

https://ndihmajuridike.com/

Lajme të përafërta

Ambasadorja turke me katër brinjë të thyera, pritet të niset për shërim në Turqi

TV OPOJA
November 17, 2018

Kompania Turistike “Bres Tours” ndal linjat e Rregullta.

TV OPOJA
March 13, 2020

Vazhdon edhe për 10 ditë afati i konkursit për zyrtarë policorë

TV OPOJA
November 19, 2021
Exit mobile version