TV OPOJA
Kosova

Ndërprerje të shpeshta të rrymës, ankohen Konsumatorët

Muajve të fundit banorët e disa lagjeve dhe fshatrave në Kosovë janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrikë.

Zyrtarë të Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, theksuan se Kosova momentalisht ka energji të mjaftueshme elektrike dhe ndërprerjet të cilat po bëhen janë për arsye të zgjerimit të kapaciteteve të rrjetit dhe investimeve të domosdoshme në rrjet.

Sipas Viktor Buzhales nuk ka as një ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të mungesës se energjisë, sepse energji elektrike ka në sasi të mjaftueshme.

Ne kemi intervenuar vazhdimisht, kemi investuar fuqishëm nrrjet, por gjendjen që e kemi trashëguar kur distribucioni ka qenë aset publik, ka qenë shumë e rënduar.
Ne jemi duke e përmirësuar vazhdimisht dhe kemi përmirësuar qindra rrjete lokale”, thotë Buzhala për redaksinë e Tv Opoja.

Buzhala, theksoi se për arsye të punëve në zgjerimin e rrjetit dhe investimeve të domosdoshme në rrjet, janë të detyruar që të ndërpresin energjinë elektrike për aq kohë sa janë duke u zhvilluar punimet.

“Ndërprerjet e energjisë elektrike në rastet kur ka punime në rrejt janë të domosdoshme. Mirëpo, ne ju sigurojmë se punimet do të kryhen në kohën me të përshtatshme të mundshme. Po ashtu kujdesemi që punimet të kryhen në kohën më të shkurtër të mundshme kur njerëzve nuk u nevojitet shumë energjia elektrike”, thotë ai përcjell Tv Opoja.

Lajme të përafërta

Dragashi, komuna me 36 fshatra, që s’ka gjinekolog

TV OPOJA
April 29, 2019

Veseli: VV’ja më çoi njerëz për të folur për qeveri të përbashkët

TV OPOJA
April 22, 2020

Haradinaj – FSK nuk do të zëvendësojë as KFOR-IN dhe as NATO-N

TV OPOJA
November 1, 2018
Exit mobile version