TV OPOJA
Histori

Nderohën të rënët e kosharës, ndër ta edhe tre deshmorë nga Opoja

Sot filloi manifestimi i Ditëve të Shqipës, me rastin e 20-të vjetorit të betejës së Koshares, betej kjo e cila konsiderohët si njëra nder betejat më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për nder të kësaj dite familjarët dhe shumë qytetarë kanë nderuar të rënët duke bërë homazhe pranë tyre, njofton TVOPOJA.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe një pjes e veteranëve nga komuna e Dragashit, të cilët u nisën për Kosharen Legjendare në mënyr të organizuar për ti ndëruar të rënët e kësaj beteje.

Kujtojmë se në këtë betej kan rën heroikisht me 27 prill, 5 dhe 15 maj 1999 deshmorët Fetah Sylejmani nga fshati Shajne, Fisnik Ibrahimi nga fshati Shajne dhe Ilmi Bahtjari nga fshati Blac duke u varrosur në Bajram Curr, për tu rivarrosur me merita të larta ushtarake në “Varrezat e Dëshmorëve” në Sharr (Dragash).

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të ‘99-së, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj ish-luftëtarët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Popullsia e komunës së Dragashit (Sharrit)

TV OPOJA
May 9, 2019

Krenar të jesh opojali

TV OPOJA
November 1, 2018

HISTORIKU I SHFMU “FETAH SYLEJMANI” DRAGASH

TV OPOJA
April 26, 2020
Exit mobile version