TV OPOJA
Aktualitet

Muharrem Qafleshi, përditshmëria e jonë e hidhur.

Muharrem Qafleshi

Ndjek ngjarjet nga përditshmëria jonë dhe nuk mund e të mos e kujtoj, për të satën herë e edhe ta përmend, atë tregimin e Ernest Koloqit, “Tregtar famujsh”. Njeriu i cili ka mbushur depon me flamuj ngjyrash dhe idealesh të ndryshme dhe vetëm shikon si zhvillohen ngjarjet dhe cilët flamuj mund t’i shes. Për njeriun që nuk ka ideal, ndërron shtetësi, parti e çka jo vetëm për përfitime e interesa vetjake.

Për shembull, disa kosovar për interesa ekonomike për të dal sigurt në shtetet evropiane marrin shtetësi serbe dhe sigurojnë pasaportë e tyre. Deri sa shteti amë Shqipëria në mënyrë rigoroze i respekton detyrimet ligjore evropiane, edhe pse kosovarët janë shqiptar, shtetësia shqiptare dhe pasaporta u jepet vetëm nëse plotësohen kushtet e parapa, por këtë nuk e bënë Serbia, ndoshta me qëllime të caktuara për ta zbrazur Kosovën nga rinia, jep pasaporta me lehtë, disa kosovar edhe pse kurrë nuk kanë qenë në Serbi sigurojnë pasaportat e tyre.
Tregtarët e punëve të pista, të cilët përmes kanaleve të ndryshme arrijnë t’iu sigurojnë pasaporta serbe janë aktivë, ata punojnë dhe veprojnë për të fituar para (pasuri) e të tjerët për të fituar pasaportë për të dal në shtetet e jashtme për ekzistencë e tyre dhe familjes.

Çdo kund në botën e civilizuar ku mbretëron morali njerëzor dhe shteti ligjor, qytetarët e dënojnë çdo dukuri negative, që është kundër ligjore, si krimin ordinerë dhe atë të organizuar për shembull: ata ua gjurmojnë atyre paratë (pasurin) e fituara në rrugë ilegale, të cilat absolutisht lenë gjurmë në çdo rrugë që lëvizin, përmes ligjit ia zbulojnë dhe bllokojnë parat e pista, kjo mafiozet i ligështon, i dobëson dhe i bën me lehtë të hutueshëm.

Ata denoncojnë dhe ngrenë zërin e tyre deri në prokurori e gjykatë për punësimin e personave të cilët nuk i plotësojnë kriteret e kërkuar të konkursit, edhe pse kjo as nuk ju shkon ndërmend kësaj pjese të qytetarisë demokratike evropiane e botërore ku respektohet ligji ngase prokuroria dhe gjykatat e tyre janë shumë efikase i dënojnë ashpër institucionet që bëjnë shkelje ligjore në raste të tilla.
Por kjo nuk po ndodh edhe në Kosovë, këtu njeriu me para siguron diplomë universitare dhe brenda natës gjënë punë të mirë bile edhe post të rëndësishëm, pa plotësuar kriteret e konkursit dhe të përvojës së punës, dhe këta persona lërë që nuk turpërohen por përkundrazi kapardisen me arrogancë e tyre, me lloj-lloj fytyrash të mbuluar më petkun e intelektualit dhe të diturit, me një fjalë këto që po ndodhin këtu në botën e civilizuar konsiderohen si punët më të pista dhe sanksionohen ashpër me ligj.

A do të vjen dita edhe tek Ne, që qytetari të vetëdijesohet dhe t’iu thotë stop këtyre dukurive negative shoqërore duke i denoncuar në rrugë ligjore, se tek e fund askush nuk e pëson më shumë përpos vetës tuaj që i shihini dhe i heshtni çdo dukuri që ndodh në vetëlindjen tuaj, në komunën tuaj dhe në shtetin tuaj, do ta pësoni ju do ta pësojnë fëmijët e tuaj nëse i përmbani këta persona jo adekuat dhe sharlatan.

Lajme të përafërta

Djathi i Sharrit i mbrojtur përmes treguesit gjeografik!

TV OPOJA
November 21, 2018

Java e parë e Ramazanit gezoi 145 familje në treven e Opojës.

TV OPOJA
April 29, 2020

Askush nuk meriton të jetë viktimë e dhunës në familje! Mesazh ndërgjegjësues

TV OPOJA
November 25, 2020
Exit mobile version