TV OPOJA
Aktuale

Motra për Vëlla nga Saranda Krasniqi një nga hitet më të pëlqyera në ketë sezon!

Sezoni veror veç sa ka filluar e ku të gjithë jemi në pritje të projekteve të ndryshme muzikore nga Estrada të cilët qdo herë na sjellin risi të shumta.
Pas një komunikate për media nga drejtuesit e qeverisë së Kosovës ku theksuan lejimin e Dasmave shumë nga këngëtarët e estradës të gëzuar nga ky lajm filluan të publikojnë projektet e tyre të cilat kishin pregaditë për ketë sezon.

Njeri nga projektet i cili është bërë tejet viral kohëve të fundit është ai i kengetarës Saranda Krasniqit e cila i përkushtohet festës së Dasmës.

Një tekst i bukur dhe shumë emocionues i pregaditur nga tekst shkruesi Sami Aliu e nën aranzhmanin e kompozitorit të njohur nga Shkupi “Xheni” sigurisht se do të jetë një projekt Bombastik.
Kënga e titulluar Motra për Vëlla padyshim se do të jetë një nga hitet më të ndegjuara përgjatë sezonit veror dhe jo vetëm.

Lajme të përafërta

Serbia hap kufirin me Kosovën

TV OPOJA
May 20, 2020

Forumi për Investime në Prizren sjellë 60 biznese nga diaspora

TV OPOJA
July 4, 2019

“Në tokën e Shqiponjave”, reportazh i “Rai 3” për natyrën shqiptare

TV OPOJA
November 10, 2018
Exit mobile version