Tashmë jemi në vitin që pritet të jetë ndërë vitet më problematike që nga shpallja e pavarësis.
Tema të nxehta për vendin gjatë këtij viti do të kemi mjaftë shumë. Përveç temave të brendshëme, të cilat vazhdojnë të jenë mjaftë problematike, janë çështja e dialogut me Serbinë dhe Gjykata Speciale, që ngelen ndërë temat më sensitive të vitit 2019!

Grevat e filluara, janë vetëm shtojcë e problemeve serioze me të cilat Kosova do të përballët gjatë këtij viti, dhe që do të rëndojnë gjendjen edhe ashtu mjaftë të rënduar!

Ajo që mbetet ndërë sfidat kryesore, dhe atë që nga shpallja e pavarësisë, është përfundimi i dialogut me Serbinë, e cila domosdo duhet të trajtohet seriozisht dhe në mënyrë unike nga e gjithë skena politike kosovare!
Kjo çështje, përfundimi i të cilës duhet të ndodh gjithësesi, është përgjegjësi e gjithë skenës politike, si pozitës, ashtu edhe opozitës, andaj, mos pjesëmarrja në dialog, nuk është hiq më pakë se ikje nga përgjegjësia.

Mos unifikimi i skenës politike në çështjen e dialogut, është ekskluzivisht i interesave të ngushta partiake, dhe tërësisht jo korekt! Ikja nga përgjegjësi, dhe dëshira për të përfituar politikisht, në një çështje të këtillë, ku janë në pyetje interesat shtetërore, është jo e drejtë dhe e papërgjegjshëme!

Pa unifikimin e skenës politike, nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë. Kushdo që të jetë në pushtet, në Kuvendin e Kosovës do të duhen dy të tretat e deputetëve për ratifikimin e saj. Prandaj, edhe shkuarja në zgjedhje, nuk do të prodhonte rezultat në këtë drejtim, nëses partitë politike në koalicionin e ardhshëm, nuk do të arrin të kenë dy të tretat në Kuvend, e që shihet gati i pamundur në çdo variant.

Tek ne, shpeshherë, në veçanti dy palë zgjedhjet e fundit, kanë treguar që zgjedhjet nuk na kanë prodhuar zgjidhje! Prandaj, edhe zgjedhjet e ardhshëme mund të jenë të tilla. Në këtë kontekst, përderisa kërkojmë zgjidhje përmes zgjedhjeve, më mirë është të bëjmë zgjidhje për shetin dhe mos të humbim kohën kot.