TV OPOJA
Opinione

Mos na merrni shpresen se do t’iu vije ndeshkimi!

Luljeta Pula

Mos na merrni shpresen se do t’iu vije ndeshkimi! Kush jeni ju qe luani me ndjenjat e nje populli te tere. Nje populli te pervuajtur qe mezi ku 20 vjet pas luftes hapi syte!
Nje populli te neperkembur qe mezi ku 20 vjet pas luftes ndjeu gezimin e ndjeu shpresen. Dhe besimin se me ne fund erdhi dita dhe do behet mire!
Mos na merrni driten,besimin dhe ardhmerine! Sepse kete ky popull nuk do t’ua fale asnjehere! Kete qe po ia beni atij ne keto kohe ankthi e terri!

Leni lojnat e turpshme politike, interesat e llogarite se nuk po i beni keto as ne emer te parimit, as ne emer te Kosoves e as ne emer te popullit. Sepse ka kohe qe jeni tanime qarte te lexueshem.
Kjo perdhosje e keqperdorim i pushtetit politik ne kohen e ketij halli te madh qe po e kalon Kosova, ne emer te Kosoves po e fundos Kosoven. Ky popull ka dhene shume prova qe eshte populli me proamerikan i globit. Ndaj do vazhdoje t’a deshmoje kete me mirenjohje dhe vleresim per ata qe na e sollen lirine.

Kjo fare takse njeqind per qind tanime nuk mund te sherbeje as si alibi, as si justifikim per konfliktet politike ne vend e lere me per rrezimin e pretenduar te qeverise. Qeverise qe me ne fund filloi t’a kendelle kete vend! Na leni te qete me hallin tone te pandemise!

Le t’u vije turp nga keta dinosaure politike qe po ju vertiten duke ngarendur me zell per te ju mbeshtetur ne aspiraten tuaj !
E tani as ne protesta nuk mund shprehim pezmin e mllefin tone !

Lajme të përafërta

Miftar Ajdini:Filozofia e biznesit tek Japonezet!

TV OPOJA
November 16, 2018

Sundimi i rendit dhe ligjit sfidë edhe pas dy dekadave të lirisë së vendit!

TV OPOJA
May 28, 2019

BRODI – FSHATI JUGOR I BLEGTORISË DHE I TURIZMIT

TV OPOJA
May 28, 2021
Exit mobile version