Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdoj të mbështes sektorin e blegtorisë përmes pagesave direkte për qumësht/litër dhe therrjet e raportuara të gjedhit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019 njofton TV OPOJA.
Sipas Ministris së Bujqësisë kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët / aplikuesit të cilet aplikojnë për Pagesa Direkte janë parapar të behën sipas cilësisë së qumështit në kategoritë përkatese.
Mënyra subvencionimit do të bëhet për litër të qumështit të dorëzuar në qumështore të licencuar ose në pikat grumbulluese të qumeshtit të regjistruara si biznese dhe të cilat kanë kontrate me ndonjëren nga qumeshtoret e licencuara në Kosovë përcjell TV OPOJA.
Mënyra e aplikimit behet në Drejtorit Komunale për Bujqësi, ndersa gjatë procedurës së kontrollit, në rast të gjetjes së shkeljeve do të aplikohen masa ndëshkimore, duke u bazuar ne Udhëzimin Administrativ për Pagesat Direkte në lëmin e bujqësisë.
Periudha e aplikimit fillon nga data 15.01.2020 dhe mbaron me datë 15.02.2020.