TV OPOJA
Aktuale

Ministri Lluka: Lajmëromni nëse ju ndalet rryma!

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është deklaruar rreth ndërprerjeve të shumta të energjisë elektrike që po ndodhin ditëve të fundit në Republikën e Kosovës. Sipas tij, nga sonte, ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë do të duhej të ndërpriten.
“Ndërkohë, do të kërkoj llogari edhe nga KEK për mos funksionimin e disa blloqeve në formë të pa planifikuar”, thuhet në reagimin e ministrit, shkruan Indeksonline
Reagimi i plotë:
Duke ju përgjigjur qytetarëve dhe bizneseve në vend për ankesat e shumta rreth ndërprerjeve të energjisë elektrike, kam kërkuar informata nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, si institucion i pavarur për rregullimin e tregut energjetik në vend.

Nga u.d. Kryetari i Bordit të ZRRE, z. Arsim Janova, u informova se ZRRE ka marrë masa duke urdhëruar KESCO/KEDS që të ndërpres menjëherë të gjitha reduktimet e energjisë elektrike si dhe të mos aplikoj ndërprerjen e planifikuar të energjisë, përveç në raste kur cenohet siguria nacionale apo siguria e sistemit energjetik (shih foton).
Nga sonte, ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë do të duhej të ndërpriten.
Ndërkohë, do të kërkoj llogari edhe nga KEK për mos funksionimin e disa blloqeve në formë të pa planifikuar.
P.S. Nëse keni ndërprerje edhe pas këtij njoftimi, ju lutem postoni komente me lokacionin dhe qytetin.

Lajme të përafërta

Trusti, tarifat e energjisë, nafta, Hoti akuzon Qeverinë për thellim të krizës ekonomike

TV OPOJA
June 19, 2022

Ekskluzive: Grushta në Ministrinë e Ambientit, rrahen dy drejtorët

TV OPOJA
June 27, 2019

Ministri Gashi raporton para Komisionit për Kulturë

TV OPOJA
November 5, 2018
Exit mobile version