TV OPOJA
Ekonomi

Ministri i Financave sqarohet për uljen e shtesave të pensioneve

Ministri i Finnacave dhe Transfereve, Hekuran Murati është sqaruar lidhur me vendimin e djeshëm të Qeverisë për uljen e shtesave për pensionistët për 20 euro, vendim ky që ngjalli reagime të shumta të qytetarëve e po ashtu edhe të opozitës.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Murati ka shkruar se sa u përket pensioneve bazike qeveria e kaluar në kohë fushate, kishte marrë vendim për të ndarë nga 30 euro për vetëm tre muaj (janar, shkurt dhe mars), duke thënë se ishte paraparë që të ndalen ën tërësi, përcjell televizioni Opoja.

Sipas tij, sikur kjo të ndodhte, krejt çka do të merrnin pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të ishte shuma prej 75 ose 90 eurove, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratur në Kuvend.

Postimi i tij i plotë:

Sqarim lidhur me vendimin e djeshëm për shtesat e ndara për skemat sociale dhe pensionale

Nga pakoja e djeshme prej 20 milionë euro e miratuar në qeveri, pjesa më e madhe e saj, 8.5 milionë euro janë ndarë për të mbështetur skemat e pensioneve që marrin nën 100 euro, si dhe familjet në asistencë sociale.

Sa u përket shtesave për pensionet bazike, qeveria e kaluar në kohë fushate, kishte marrë vendim për të ndarë nga 30 euro për vetëm tre muaj (janar, shkurt dhe mars).

Dhe pas marsit e tutje, shtesat ishte paraparë të ndalen në tërësi.

Me pakon e re, kemi shtuar 8.5 milion euro, aty ku qeveria e kaluar kishte buxhetuar 0 euro shtesa. Pra për muajt prill e tutje, nuk ka pasur shtesa të planifikuara.

Krejt çka do të merrnin pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të ishte shuma prej 75 ose 90 eurove, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratur në Kuvend.

Ministria e Finacave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë e skemave pensionale që marrin nën 100 euro – e këtu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – të aplikohet një shtesë, asisoj që shuma totale e pensionit me gjithë shtesën të jetë 100 euro.

Këto shtesa do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit, njësoj sikurse mbështetja për përfituesit e asistencës sociale.

Lajme të përafërta

Murati: Po hedhim një hap të madh drejt digjitalizimit të ATK-së

TV OPOJA
May 7, 2021

Ndërtimtaria, profesioni më vdekjeprurës në Kosovë

TV OPOJA
November 2, 2018

Rreziqet për bankat në Eurozonë

TV OPOJA
October 30, 2018
Exit mobile version