Në Mitrovicë fillimisht është raportuar për një incident ndërmjet nxënësve të një shkolle, pastaj një mësimdhënës raportohet se i ka goditur me shuplaka nxënësit për t’i ulur nëpër vendet e tyre.
Rasti i cilësuar nga Policia “pengim dhe mosekzekutim i masave për mbrojtjen e fëmijëve” ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00 në Mitrovicë.
“Është raportuar se në një shkollë ka ndodhur një incident mes nxënësve, pastaj një mësimdhënës, tani i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se ka goditur me shuplaka nxënësit për t’i ulur nëpër vendet e tyre”, ka konfirmuar policia.
Policia tutje ka thënë se është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar./21Media