Mergim Mestani ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare në Republikën e Kosovës nga subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje i përzjgedhur nga dega e saj në Dragash.
Ai sot iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike në sy të cilën falë mjekëve tanë i gjithë operacioni kaloi me shumë suksese raporton Tv Opoja.
Mergimi në profilin e tij në facebook kishte publikuar një postim ku kishte vetëm fjalë të mira për stafin mjeksor në QKUK.
Mjekët e klinikës të cilët edhe përkundër veshtirësive në vendin e punës, përpiqen dhe bëjnë më të mirën për NE shkruan Mestani ne profilin e tij.
Televizionit Opoja ju sjell postimin e plotë të profesorit publikuar në llogarinë e tij.
Miq të dashur, ju njoftoj se sot i’u nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale në sy. Falë dëshirës e vullnetit të Zotit dhe me punën profesionale të mjekëve gjithçka shkoi mbarë e mirë. Faleminderit mjekëve të Klinikës së Syve në “QKUK” të cilët edhe përkundër veshtirësive në vendin e punës, përpiqen dhe bëjnë më të mirën për NE. “Miq të dashur, mjekët kosovarë meritojnë që institucionet tona të u japin mbështetjen më të madhe që ekziston si në aspektin profesional, ekonomik, social dhe atë shpirtëror.
Ju falenderoj nga zemra!