Ish kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje nga komuna e Dragashit për deputet në zgjedhjet e fundit Parlamentare ka reaguar në shkrimin e tij të publikuar së fundi në llogarinë e tij në facebook përcjellë televizioni Opoja.
Mestani në postimin e tij thotë se është tronditëse fakti se kushtet dhe higjiena nëpër spitalet tona janë të tmerrshme.
Mjeket dhe shumë shokë që janë në punë nëpër spitalet tona na tregojnë për kushtet e mjerueshme që ata operojnë!
Pa shtretër dhe paisje tjera spitalore të rëndësisë vitale, e pa asnjë qindarkë rezervë për raste të tilla emergjente si kjo e këtyre ditëve!
Postimi i plotë i Mergim Mestanit
Është tronditëse fakti se kushtet dhe higjiena nëpër spitalet tona janë të tmerrshme!
Mjeket dhe shumë shokë që janë në punë nëpër spitalet tona na tregojnë për kushtet e mjerueshme që ata operojnë!
Pa shtretër dhe paisje tjera spitalore të rëndësisë vitale, e pa asnjë qindarkë rezervë për raste të tilla emergjente si kjo e këtyre ditëve!
Kryeministri i kaluar me sjellje arrogante dhe mafioze dhe pa ndjenjen e humanizmit për secilin keqpërdorim të parasë publike, jepte pergjigje para gazetarëve që “MU KA TEK”
Na lanë në mëshirë të fatiti! Duhet ndjekur penalisht ata që bënë “gjakderdhje” me paran publike.
#Shtetitëveprojë
Mos i lejoni të flasin në Parlament ata që na sollën buzë greminës.