TV OPOJA
Aktuale

Mercedes godet rëndë BMW-në me super makinën e fundit

Kjo makinë mund të kapë 100 kilometra për vetëm 3.8 sekonda dhe shpejtësia e saj maksimale është 280 km.
Po flasim për bishën e re të prezantuar nga Mercedes-Benz, e cila do quhet “GLC Coupe” dhe është një shartim luksoz i SUV 4×4 me makinat sportive.

Varianti me parametrat më të larta nga modelet “GLC” është “Mercedes-AMG GLC 63 S Coupe”. Makina në fjalë ka motor 4.0 litra, biturbo V8 që e bën të ketë 503 kuaj fuqi dhe konsumi i karburantit është 11.7 litra për 100 kilometër.
Ky kombinimin i SUV me makinat sportive është një përgjigje që Benzi i jep BMW-së si një mënyrë për të “luftuar” X6-ën dhe kjo betejë ka nisur që në vitin 2008.
Çmimi bazë për versionin LC 300 Coupe të vitit 2018 është 47.300 dollarë, ndërsa për GLC 63 S Coupe është 80.750 dollarë. Modeli i “GLC Coupe” e vitit 2018 është e bazuar në modelin e vitit 2016, por me një pamje më të “egër” dhe me parametra më të konkurrueshëm.

Lajme të përafërta

Vëllezërit Lecaj sjellin në treg dy projekte muzikore ketë verë!

Redaksia
July 15, 2023

Resul Sinani isha në trenin e gabuar

TV OPOJA
May 2, 2019

Qeveria Kurti në fokus komunën e Dragashit: ri-kategorizohet shkalla e kufirit në Krushevë

TV OPOJA
June 8, 2021
Exit mobile version