Në Dragash për herë të parë do të organizohet një panair, në të cilin do të prezentohen produktet vendore lokale e poashtu edhe promovohen vlerat dhe kompanit e ndryshme që janë të regjistruara si biznese aktive në Komunën e Dragashit.
Shoqata e Afaristëve “SHARRI”, e mbështetur nga Komuna e Dragashit, organizon panairin e Produkteve Vendore Lokale “EXPO-SHARRI”, i cili synohet të shndërrohet në panair tradicional, në këtë panair do të ekspozohen produktet autoktone nga komuna e Dragashit, e poashtu do të promovohen edhe oferta turistike.
Shoqata e Afaristëve “SHARRI” fton të gjitha bizneset e regjistruara në Komunën e Dragashit ti bashkangjiten këti panairi e të ekspozojn produktet apo ofertat e tyre në këtë organizim, e poashtu njofton se pjesëmarrja do të subvencionohet nga organizatori.
Të interesuarit për ekspozim duhet së pari të regjistrohen online në lidhjën e më poshtme!
Regjistrohu në panair, edicioni i parë.
Të gjitha aplikimet do të verefikohen nga stafi organizativ, e do te lajmeroheni me kohë për hapat e mëtejshem.
Ftohen të interesuarit që ta vizitojnë panairin e parë të këtij lloji, tek shkolla e re në Mejdanin e Shajnës, më 28 Tetor, duke filluar nga ora 10:00.
Pjes e panairit do të jetë edhe SHKA “Bresana” e cila do të argetoj të pranishmit me program artistik, hapja e panairit do të bëhen nga organizatoret e pritet të ketë edhe të pranishën nga instancat më të larta të shtetit.
TV OPOJA do ju mbaj të informuar edhe më tej për çdo detaj rreth organizimit, e poashtu do jemi pjes e panairit ku ju fotjmë të na vizitoni.
©TVOPOJA