TV OPOJA
Aktualitet

Memli Krasniqi premton transformimin e komunës së Dragashit në mandatin tjetër 4 vjeçar.

Qytetarët e Dragashit e dijnë se me qeverisjen e PDK-së komuna e tyre është transformuar e zhvilluar, si në infrastrukturë ashtu edhe në ekonomi, bujqësi e turizëm.

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, dhe kandidatët për Kuvendin Komunal nga PDK, nuk e kërkojnë votën vetëm si akt, por si besim. Sepse besimi është ai që i mban njerëzit në politikë. Besimi është ai që krijon mundësi e hapësirë. Dhe Dragashi është qytet që beson, sepse askush më mirë se PDK-ja nuk i njeh prioritetet e qytetarëve të kësaj komune.

Kësaj radhe, në Dragash nuk na mjafton vetëm fitorja. Duam transformim më të madh e zhvillim edhe më të hovshëm. Duam që besimin e thellë të njerëzve të Dragashit ta shndërrojmë në progres të plotë e mirëqenie edhe më të madhe. Dhe ne këtë mund ta arrijmë.

Lajme të përafërta

Trajnim dy ditor për Asmableistët nga Dragashi dhe Gjakova.

TV OPOJA
March 10, 2020

Filloi mbarë Testi i Maturës Shtetërore 2019 në komunën e Dragashit

TV OPOJA
June 14, 2019

Në një konkurs në Dragash u pranuan familjarë të nënkryetarit e drejtorit të shkollës

TV OPOJA
February 10, 2019
Exit mobile version