TV OPOJA
Aktualitet

Memli Krasniqi premton transformimin e komunës së Dragashit në mandatin tjetër 4 vjeçar.

Qytetarët e Dragashit e dijnë se me qeverisjen e PDK-së komuna e tyre është transformuar e zhvilluar, si në infrastrukturë ashtu edhe në ekonomi, bujqësi e turizëm.

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, dhe kandidatët për Kuvendin Komunal nga PDK, nuk e kërkojnë votën vetëm si akt, por si besim. Sepse besimi është ai që i mban njerëzit në politikë. Besimi është ai që krijon mundësi e hapësirë. Dhe Dragashi është qytet që beson, sepse askush më mirë se PDK-ja nuk i njeh prioritetet e qytetarëve të kësaj komune.

Kësaj radhe, në Dragash nuk na mjafton vetëm fitorja. Duam transformim më të madh e zhvillim edhe më të hovshëm. Duam që besimin e thellë të njerëzve të Dragashit ta shndërrojmë në progres të plotë e mirëqenie edhe më të madhe. Dhe ne këtë mund ta arrijmë.

Lajme të përafërta

Dita e Çlirimit të Dragashit pa aktivitete kulturore e sportive këtë vitë, të hënën Akademia Solemne

TV OPOJA
June 12, 2020

Reagon Qendra e LV Sharr: E pa pranueshme mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në komunën tonë!

TV OPOJA
June 21, 2020

Arrestohet hajni i lopës në Restelicë të Dragashit

TV OPOJA
July 7, 2020
Exit mobile version