TV OPOJA
Kulturë & Art

Melos Tershnjaku nga opoja ylli i muzikës LIVE

Melos Tershnjaku është emër i njohur i muzikës live, nga ata zëra që të bindin me të parën.

Sapo nxjerr zë, të duket sikur e ke dëgjuar gjithë jetën. Ai, është zëri briliant i muzikës live, shkruan “Kosovarja”.

Melosi, është admirues dhe kultivues i melosit shqiptar, këngëve të mirëfillta, por jo që nuk ja thotë edhe muzikës turbo folk, e besa edhe asaj tallava. Ai, njihet si këngëtari që e ndez në maksimum atmosferen.

E ka nisur muzikën si 13 vjeçar, ka kryer shkollën e ulët, atë të mesme dhe akademinë e muzikës dhe sot këndon në vende të ndryshme në Kosovë dhe gjithandej në Evropë.

Siç kuptojmë, këngëtari i talentuar së shpejti do të vijë me një projekt muzikor dhe gjithashtu me një album live pasuruar me këngë të pa harruara, këngë shpirti.

Po e presim!/Kosovarja/

Lajme të përafërta

Shkolla “Sezai Surroi” performon për ditën e shkollës së binjakëzuar (Video, Foto)

TV OPOJA
November 22, 2019

Aktivitetet për nder të Epopesë së UÇK-së në Dragash (Video, Foto)

TV OPOJA
March 6, 2020

Klubi i kuajve Liridona dhe e ardhmja e garave me kuaj.

TV OPOJA
January 5, 2019
Exit mobile version