TV OPOJA
Ekonomi

Mediat ndërkombëtare: Kosova godet Serbinë me taksën prej 100%

Mediumi britanik BBC ka raportuar për taksën prej 100 për qind që ka vendosur Kosova ndaj importit të prodhimeve serbe dhe ato nga Bosnja e Hercegovina, duke e konsideruar si një goditje ndaj Serbisë.BBC shkrimin e ndërlidh me dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL.

“Tensionet mes dy vendeve u rritën më 6 nëntor kur Kosova vendosi një tarifë prej 10 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Kosova u ankua për një fushatë të ashpër të kryer nga Serbisë. Ata dështuan të anëtarësohen në INTERPOL edhe pse kishin shpenzuar për lobim 1.2 milionë euro”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
BBC e citon në detaje vendimin e Qeverisë së Kosovës, për të larguar nga shitja produktet që nuk i referohen Kosovës si shtet.

“Kosova goditi përsëri të mërkurën duke çuar tarifën në 100 për qind për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Autoritetet gjithashtu vendosën që të heqin nga raftet produktet që nuk i referohen Kosovës si Republikë”, vijon artikulli.
Gjithashtu edhe mediat e huaja amerikane, britanike, franceze dhe të tjera kanë shkruar për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës
Edhe mediumi Reuters, thotë se nga vendimi i Qeverisë së Kosovës u kërkua gjithashtu të ndalohet hyrja e ndonjë malli që nuk e ka adresuar Kosovën me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës, të cilën Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin.
Dy javë më parë Kosova kishte vënë një taksë 10 për qind të importit për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Bashkimi Evropian i kishte bërë thirrje Kosovës që ta ndryshojë këtë vendim.

Lajme të përafërta

KEDS filloi projektin rreth 18 km linjë nëntokësore me 35 kv investim midis Zhurit dhe Dragashit

TV OPOJA
April 30, 2019

ZRRE ul çmimin e energjisë elektrike për bizneset

TV OPOJA
October 30, 2018

Përpunuesit e drurit vlerësojnë vendimin e ministrit Shala për ndalimin e eksportit të masës drusore

TV OPOJA
May 15, 2019
Exit mobile version