TV OPOJA
Aktualitet

Me rastin e Ditës së Librit, Qendra e VV në Sharr dhurojnë libra në Biblotekën e Qytetit

Sot, me rastin e 23 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Librit, një delegacion i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, i përbërë nga: nënkryetari i parë i Qendrës, Samidin Dauti, sekretari organizativ, Filiz Mustafa, asambleisti në kuvendin komunal, Laurat Krasniqi, si dhe anëtari i Këshillit të Qendrës, Sami Tërshnjaku, vizituan Bibliotekën e Qytetit “Ymridin Çengaj”, dhe pasuruan këtë bibliotekë duke dhuruar triologjinë e Avni Deharit; “Gjergjat në drita përkrenaresh”, përkatësisht romanet “Dragoi”, “Udhëkryqi” dhe “Flakadanët e lirisë”, kushtuar dy dëshmorëve të paqes në Kosovë, bijëve të tij e aktivistëve shembullor të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbënor e Astrit Deharit.

Të lexuarit është pasurim i mendjes, rrjedhimisht pasurimi më i mirë që mund të posedoj njeriu. I tillë si proces, asesi nuk bën të anashkalohet.

Duke iu uruar për këtë ditë dhe punë të mbarë, falemenderuam punojësit e këtij institucioni me vlerë të madhe për mikëpritjen e tyre.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Sharr,
23 prill, 2019

Lajme të përafërta

LDK: Në Dragash mësimdhënësit po përdoren për çeshtje elektorale nga partia në pushtet.

TV OPOJA
November 3, 2021

Institucioni arsimor në Komunën e Dragashit pa tabelë informuese.

TV OPOJA
October 27, 2018

Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit të kombit, Vahidin Hajrizi (Video, Foto)

TV OPOJA
June 15, 2021
Exit mobile version