TV OPOJA
Aktualitet

Mbyllet aksioni! Një familje donatore për renovimin e minarës në Buzez

Xhamia e fshatit Buzez në komunën e Dragashit ishte ndërtuar pas kthimit të popullatës në vitin 1999 pasi nga okupatori serb ishte demoluar e tëra.
Punimet në këtë xhami kishin zgjatur rreth katër vite e gjysem e në vitin 2004 kishin filluar besimtarët të kryejn obligimet fetare.

Që nga ai vitë në këtë xhami nuk është bër ndonjë ndërhyrje në arkitekturën e saj dhe kështu me kalimin e kohës minareja kishte filluar të demtohet, vlen të përmendet se minarja e kësaj xhamie është edhe minarja më e gjat ndër xhamit e komunës sonë, me një gjatësi mbi 60 metra duke përfshi bazamentin dhe kulmin ose majën.

Si pasoj e demtimit vitin e kaluar këshilli i kësaj xhamie kishte vendosur të shpallë një aksion për tubimin e të hollave që nevoiten për renovimin e minarës.
Nuk kaluan disa muaj dhe donatori i saj Haxhi Hafez Jusufi me banim në qytetin e Vjenës në Austri kishte kontaktuar Imamin e kësaj xhamie për të mbyllur këtë aksion sepse ai me djemtë e tij kishte vendosur të marrë përsipër të gjithë Renovimi e saj.

Televizioni Opoja ka insistuar për të kuptuar se sa ishte vlera për renovimin, imami Samir Halimi thotë se për fillim i nderuari Haxhi Hafezi ka dhuruar 10 mijë euro dhe të tjerat do të i sjell në vazhdim të punimeve.
Sipas tij i gjithë ky renovim do të kushtojë rreth 17 mijë euro dhe punimet për të do të fillojnë pas kalimit të kësaj Pandemie.

Lajme të përafërta

Është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

TV OPOJA
April 10, 2019

Kryetari Shaban Shabani uron muajin e Ramazanit (Video)

TV OPOJA
April 23, 2020

Tubim elektoral nga dega e LDK-së në Dragash

TV OPOJA
November 7, 2021
Exit mobile version