TV OPOJA
Kosova

Mbi 21 mijë persona braktisën Kosovën për një vit

Migrimi i kosovarëve në vitin 2018 ishte dukshëm më i lartë se vitet paraprake.

Të dhënat vjetore statistikore mbi popullsinë (demografinë), kanë treguar se bilanci i migrimit ndërkombëtar në vitin 2018 ishte 21 mijë e 402 persona.

Sipas një raporti të ASK-së, në vitin 2018 është vlerësuar se 8,967 persona ndërruan vendbanimin (komunën) e tyre kurse 6,762 persona imigruan (përfshi te kthyerit) në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) në Kosovë për vitin 2018 ishte 21,402 banorë.

Komunës që më së shumti iu larguan banorët është Gjilani me 2,278 banorë, pastaj Fushë Kosova me 1,039 banorë, Kamenica me 1,256 banorë, Rahoveci me 1,609 banorë, Peja me 1,168 banorë, Malisheva ne 1,643 banorë e kështu me radhë.

Në total, bilanci i migrimit ndërkombëtar i 38 komunave ishte 21 mijë e 403 persona që u shpërngulën jashtë vendit.

Në anën tjetër, imigrimi ndërkombëtar: sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), UNHCR, IOM, të dhënat nga disa komuna dhe data bazës se Eurostat-it numri i imigrantëve në Kosovë, gjatë vitit 2018 është vlerësuar gjithsej 6,762 banorë. Në këtë numër janë përfshirë të kthyerit / riatdhesuarit, numri i azilkërkuesve të Kosovës që kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë, ata qe kane fituar nënshtetësinë dhe janë rezident ne Kosove si dhe leje qëndrimet për here te pare me më shumë se një (1) vit qëndrimi në Kosovë.

Kurse, sipas këtyre statistikave, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 18,562 banorë.

Popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar–31 dhjetor 2018 u zvogëlua për -2,840 banorë apo -0.16%.

Popullsia në Kosovë për vitin 2018 vlerësohet të jetë 1,795,666 banorë rezident.

Arsyet kryesore të emigrimit konsiderohet të jenë ato ekonomike dhe sociale./Indeksonline/

Lajme të përafërta

Kurti bëhet bashkë me Osmanin e Konjufcën para nisjes për Bruksel

TV OPOJA
April 27, 2021

Krenar të jesh opojali

TV OPOJA
November 1, 2018

Haradinaj do hekurudhë Prizren-Durrës, sot ka nisur renovimi i hekurudhës Fushë Kosovë-Hani Elezit

TV OPOJA
July 2, 2019
Exit mobile version