TV OPOJA
Aktualitet

Mbahet mbledhja e Shtabit Emergjent ne Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit , Shaban Shabani ka thirrur mbledhje të Shtabit Emergjent, në të cilën është diskutuar për situatën aktuale shëndetësore dhe hapat që duhet të ndërmarrën me tutje në funksion të ruajtjes së shëndetit publik.

Në takim u diskutua edhe për vendimin e fundit të qeverisë për masat e reja në mbrojtje të shëndetit publik dhe kërkesës për riaktivizimin e Shtabeve Emergjente. Me këtë rast Drejtori i Shëndetësisë , Behar Brenolli, i njoftoi anëtarët e Shtabit me statistikat e të infektuarve, me monitorimin, kontaktet dhe vizitat që u bëjnë ekipet shëndetësore.

Shtabi Emergjent Lokale i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së, pasi ruajtja e shëndetit është përgjegjësi e përbashkët e jona.

Lajme të përafërta

Vjedhet vetura e qytetarit të Dragashit në Prishtinë!

TV OPOJA
January 28, 2022

Dikur refugjatë, sot me kompani të suksesshme ndërtimi në Austri

TV OPOJA
February 4, 2024

Komuna bleu 9 gjeneratorë për të plotësuar nevojat e shkollave në Dragash!

TV OPOJA
January 4, 2022
Exit mobile version