TV OPOJA
Aktualitet

Mbahet mbledhja e pestë e Shtabit Emergjent në komunën e Dragashit

Të hënën është mbajtur mbledhja e Shtabit Emergjent në komunën e Dragashit, ku anëtarët e Shtabit Emergjent kanë diskutuar për gjendjen aktuale të emergjencës shëndetësore njofton televizioni Opoja.

Kryetari i komunës Shaban Shabani, ka falënderuar anëtarët e Shtabit Emergjent, administratorët, policinë, stafin shëndetësor, inspektoratin dhe gjithë qytetarët e komunës të cilët po i zbatojnë në përpikmëri të gjitha masat e nivelit qendror e lokal.

Bashkëpunimi i mirë mes të gjithë këtyre akterëve është indikator që deri më tani në Dragash, fatmirësisht nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me COVID-19. Pavarësisht kësaj ne ende i ekspozohemi rrezikut. Në mënyrë që kjo situatë emergjente të menaxhohet sa më mirë, është kërkuar koordinimi mes të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e pandemisë.
Qëndrimi në shtëpi, ruajtja e distancës dhe respektimi i rekomandimeve të IKSHPK dhe MSH ndikon drejtpërdrejt në parandalim. Prandaj ju lutemi qëndroni në shtëpi!

Lajme të përafërta

Telegram ngushëllimi për Komandantin e Njësitit të Zjarrfikësve – Fari Piraj

TV OPOJA
November 29, 2020

Dy persona të arrestuar në Brod të Dragashit

TV OPOJA
April 20, 2020

SKANDALOZE: I VIHET FLAKA SIPËRFAQËVE PYJORE NË BREZNE TË DRAGASHIT

TV OPOJA
October 28, 2018
Exit mobile version