TV OPOJA
Arsim

MASHTI dhe DKA-të diskutuan për përgatitjet për periudhën e tretë të vitit shkollor 2020/21

Për të diskutuar gjendjen aktuale në arsim dhe hapat që do të ndërmerren, është mbajtur sot një takim virtual, ku kanë marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, zyrtarë të Ministrisë dhe drejtorët komunal të arsimit.
Ministrja i ka njoftuar drejtorët e arsimit për mbarëvajtjen e mëtutjeshme të procesit mësimor, referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reja anti COVID-19, sipas të cilit
prej datës 12-16 prill 2021, mësimi me praninë fizike të fëmijëve në institucionet edukative arsimore do të organizohet për edukimin e hershëm dhe arsimin fillor, që përfshinë:
Niveli zero (çerdhet dhe kopshtet), klasa përgatitore që mbajnë mësim në shkolla fillore, si dhe klasat 1 deri 5, duke respektuar rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen nga COVID-19.
Ndërkaq për klasat 6 deri 9 nga shkollimi i mesëm i ulët, si dhe klasat 10 deri 12 nga shkollimi i mesëm i lartë, mësimi do të mbahet me platformat online, ku edhe duhet të realizohen përgatitjet e duhura për periudhën e tretë të vitit shkollor 2020/2021.
Komunat kërkuan që të shqyrtohet mundësia e organizimit të mësimit sipas specifikave dhe rekomandimeve të Task Forcave Komunale.

Lajme të përafërta

Nxënësit nga komuna jonë të parët në garat republikane për njohuri fetare Islame! (Video, Foto)

TV OPOJA
August 28, 2022

Nis gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunën e Dragashit

TV OPOJA
November 8, 2019

Nxënësit e shkollës “Fetah Sylejmani” vizituan ushtrinë e Kosovës si dhe kompleksin e Jasharajve

TV OPOJA
March 14, 2019
Exit mobile version